Njëri nga të plagosurit në Surkish të Podujevës ka ndërruar jetë në QKUK, raportin Llapi.info

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor.

“ Fshati Surkish, Podujevë 15.11.2018-21:50. Është raportuar se në rrethana të panjohura persona të panjohur, kanë qëlluar me armë zjarri dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre duke mos iu përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62mm ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, ka njoftuar Policia./Llapi.info