Motel sign sunset

Një person është gjetur i vdekur në magjistrales Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në Prugovc, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, derisa rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Ndërkohë, siç është raportuar, viktima (rreth 70 vjeçar) është gjetur pa shenja jetë në një motel në këtë magjistrale./Llapi.info