Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.​

Me këtë rast, shkon në 31 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë.

Aktualisht të infektuar janë 1158, derisa 876 janë shëruar.