Puna në ndërtimtari për një kosovar në Gjermani ka qenë fatale.

Florim Istogu nga fshati Verboc i komunës së Drenasit, ka vdekur në vendin e punës para një jave, transmeton Indeksonline.

Istogu ishte duke punuar, kur aksidentalisht edhe u lëndua rëndë, duke bërë që ai të vdes në vend.

I ndjeri vdiq në moshën 39 vjeçare, duke lënë të pikëlluar familjen dhe miqtë.