Ka vdekur sot Alber Vishaj nga Belegu i Deçanit, djali i dëshmorit Gëzim Vishaj.

Lajmin e hidhur e ka dhënë deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj me anë të një postimi në Facebook.

“Tragjike! Alber Vishaj nga Belegu i Deçanit, djali i dëshmorit Gëzim Vishaj ka humbur jetën tragjikisht. Bashkëndjejmë dhe ndajmë dhembjen me familjën e nderuar të dëshmorit të kombit Gëzim Vishaj”, ka shkruar Selmanaj.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Tragjike
Albert Vishaj nga Belegu i Deçanit, djali i dëshmorit Gëzim Vishaj ka humbur jetën tragjikisht.
Bashkëndjejmë dhe ndajmë dhembjen me familjën e nderuar të dëshmorit të kombit Gëzim Vishaj.
Shpirti i tij u preht në paqen e pasosun!
RS