Kantautori Irfan Blakçorri ka vdekur dje në Bruksel në Belgjikë, në moshën 62, pas një sëmundje të rëndë.

Me mbi 40 vjet jetë skenike, Blakçorri ishte një prej emrave më të spikatur të muzikës shqiptare dhe autori i mbi 250 teksteve dhe këngëve.

Blakçori ndër vite ka marr pjesë e festivale muzikore si ‘Zambaku i Prizrenit’ dhe në aktivitete tjera muzikore.

Irfan Blakqorri u lind në Podujevë, shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në vendlindjen e tij, ndërsa zhvillimet e mëtejme artistike i ka ushtruar në Prishtinë.

Një kohë ka punuar në Radio Prishtinë, pastaj me largimin e dhunshëm të stafit të punëtorëve nga RTP, Blakçorri largohet për Evropë, ku do të zhvillonte për një dekadë aktivitetin e tij muzikor.

Pas luftës Blakçorri ishte kthyer në Prishtinë për të vazhduar aktivitetet e tij muzikore. Ai kujtohet si një prej kantautorëve më origjinal në fushën e muzikës shqipe.