Podujeva, foto arkiv

Rreth orës 12:30 në rrugën “Xhemajl Mustafa” sot në Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur, bën të ditur përmes një komunikate për media Policia e Kosovës, raporton Llapi.info

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

A.Rr. femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.

Burime të sigurta të Llapi.info bëjnë të ditura se dy këmbësorët janë goditur në momentin kur kanë dashur të kalojnë rrugën në zebra. Nënë e bijë u goditen me veturë rreth orës 11:30, ndërsa kalimtarë të rastit i kanë dërguar në Emergjencën e Podujevës. Sipas dëshmitarëve, Policia është vonuar për rreth 1 orë.

Llapi.info ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit./Llapi.info