Policia e Kosovës ka njoftuar se një 42-vjeçari që është aksidentuar sot me traktorin e tij në fshatin Syrigan të Skenderajt, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Siç ka njoftuar Policia, incidenti i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

“Në një rrugë lokale të fshatit Syrigan të Skenderajt, në aksident ishte i përfshire një traktor. Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili duke lëvizur prapa me traktor del jashtë rrugës rrokulliset dhe si pasojë e kësaj drejtuesi i traktorit i moshës rreth 42 vjeçar, merr lëndime të renda ku si pasojë e lëndimeve ndërron jetë në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë për Insajderi, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Zahiti ka bërë të ditur se nga aksidenti është lënduar edhe pasagjeri në traktor, por “i njëjti pas tretmanit mjekësor në spitalin e Pejës është liruar në shtëpi.”