Në moshën 103 vjeçare ka vdekur Zylfije Berisha Abdullahu nga Vranidolli i Prishtinës.

Zonja nuk kishte asnjë problem shëndetësor përveç pleqërisë, ndërsa familjarët thanë se ka kaluar vuajtje të mëdha përgjatë shekullit të kaluar, njofton Klan Kosova.

Atë e njihnin si grua të drejtë dhe që kishte vullnet të madh për jetë.

E ndjera kishte gjashtë fëmijë dhe që nga viti 1997 jetonte pa burrin e saj i cili kishte vdekur para 24 vjetësh.

Familjarët thanë se do ta kujtojnë gjithmonë, ndërsa përgjatë tri ditëve do të hapin derën për ngushëllime.