Foto ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për rastin e vdekjes së një punëtori gjatë ditës së sotme në vendin e tij të punës në Fushë-Kosovë.

“Derisa aksidentet në vendet e punës veç po rriten, BSPK-ja shpreh shqetësim të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë”.

“Edhe përkundër faktit që BSPK-së nga takimet e fundit më Kryeministrin i është premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e sindikalisteve do të trajtohen me kujdesin maksimal, aktualiteti po tregon se nuk po ndërmerren hapat konkret nga punëdhënësit për të krijuar ambient dhe kushte më të sigurta pune për punëtorët, por edhe nga organet kompetente të vendit që të bëjnë një mbikëqyrje me rigoroze lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë”.

BSPK bën thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë,