Një polic kufitar ka vdekur pasditen e së hënës në fshatin Metergovc të Podujevës.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha bëri të ditur për Klan Kosovën se gjendja shëndetësore e policit tashmë të ndjerë me inicialet S.L i cili ishte në detyrë në pikën kufitare në Rajonin e Podujevës ishte përkeqësuar papritmas.

Sipas Hoxhës, menjëherë janë ndërmarrë masat për ofrimin e ndihmës së parë , por gjatë rrugës mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

“Me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa sipas informacioneve fillestare nga kompetentët shëndetësor, kemi të bëjmë me vdekje natyrore”, ka shtuar më tej Hoxha, njofton Klan Kosova.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat në Fushë Kosovë.