Është përsëritur rrahja me karrika mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), këtë herë destinacioni ishte në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.

Në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica” ku po zhvillohej proces zgjedhor i nëndegës së qendrës në këtë qytet, nuk ka përfunduar siç duhet.

Aty një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur, më poshtë keni momentin kur nisin grushtimet dhe përplasjet mes të pranishmëve.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kjo parti rrahën në procese zgjedhore.