Dukuri mjaft shqetësuese po vazhdon të jetë dhuna në familje edhe në rajonin e Podujevës, ani pse vazhdimisht bëhet thirrje që të evitohet ajo, shkruan Llapi.info.

Thuajse çdo ditë nga një rast raportohet nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Një i tillë është regjistruar dje rreth orës 08:30, ndërkohë që një i dyshuar është shoqëruar në stacion policor.

“Podujevë 28.05.2021 – 08:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info