Që nga mëngjesi i sotëm, Komuna e Podujevës, është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike, raporton Llapi.info

Vetëm gjatë ditës së sotme, Podujeva ka katër orë që po përballet me mungesë të rrymës.

Nderkohë, KESCO është njoftuar nga KEK-u se në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B. Nga kjo priten reduktime në gjysmën e vendit.

Kujtojmë, se edhe gjatë javës së kaluar Podujeva, është përballur me reduktime të mëdha të energjisë elektrike./Llapi.info