Janë duke vazhduar punimet në zgjerimin e lumit Llap.

Për t’i shikuar nga afër këto punime në fshatin Lupç të Poshtëm, ka dal edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, transmeton Llapi.info

Sipas tij, me vendosjen e gabioneve në shtratin e lumit do të parandalohen dëmtimi i brigjeve dhe vërshimet në këtë zonë.

“Sot përcolla nga afër zhvillimin e punimeve në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap në fshatin Lupç i Poshtëm. Në kuadër të këtij projekti në pjesë të ndryshme të shtratit të lumit po vendosen gabione, për të parandaluar dëmtimin e brigjeve të lumit dhe vërshimet, të cilat disa herë kanë shkaktuar dëme në këtë zone”, ka shkruar Veliu në rrjetin social ‘Facebook’./Llapi.info

Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water

Image may contain: 2 people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, sky and outdoor