Komuna e Podujevës që udhëhiqet nga Agim Veliu i LDK’së ka reaguar ndaj deklaratave të partisë opozitare në këtë komunë. Partia e Agim Veliut po thotë se dega e PDK’së në Podujevë po bënë fushatë propaganduese.
LDK thotë së PDK po merr si shkas vizitën e kryetarit Veliu në një shkollë ku është duke u realizuar projekti kontrollit sistematik të nxënësve me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të ndryshme dhe edukimin shëndetësor.

“Dhe, pa fije turpi kjo parti bën krahasimin e përkujdesjes shëndetësore për nxënësit në shkolla me rrezikun që u kanoset atyre nga qentë endacakë. Ndërsa, PDK e di fortë mirë se Komuna dhe vetë kryetari Veliu, tash e një vit janë duke kërkuar zgjidhje për qentë endacak, por kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në nivel të vendit”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.

Lexo edhe:
PDK: Nxënësit e Podujevës rrezikohen nga qentë endacak por edhe nga mësimdhënësit e pakualifikuar (Video)

Reagimi i plotë i LDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, ka ndez motorët e fushatës dhe propagandës politike ndaj Komunës së Podujevës, pa zgjedhur formë as mjete.
Në propagandën dhe fushatën e saj ndaj kryetarit të Komunës dhe administratës komunale, PDK shkon aq larg sa edhe mësimdhënësit e shkollave të kësaj komune i krahason me qentë endacakë.

Shkas për kumtesat e përditshme të PDK-së është bërë çdo aktivitet dhe angazhim i kryetarit të Komunës, të cilat po e pengojnë PDK-në.

PDK merr si shkas vizitën e kryetarit Veliu në një shkollë ku është duke u realizuar projekti kontrollit sistematik të nxënësve me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të ndryshme dhe edukimin shëndetësor. Thua se kryetari Veliu asnjëherë deri tash nuk i paska vizituar shkollat!

Dhe, pa fije turpi kjo parti bën krahasimin e përkujdesjes shëndetësore për nxënësit në shkolla me rrezikun që u kanoset atyre nga qentë endacakë. Ndërsa, PDK e di fortë mirë se Komuna dhe vetë kryetari Veliu, tash e një vit janë duke kërkuar zgjidhje për qentë endacak, por kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në nivel të vendit.