E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, është deklaruar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës, të mërkurën në mbrëmje.

Krasniqi-Goodman, përmes një publikimi në Twitter i ka falënderuar të gjithë për shërbimin.

“Faleminderit të gjithëve për shërbimin, vendi ynë”, ka shkruar ajo, duke shpërndarë edhe dy fotografi,  ku në njërën shihet kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua të mërkurën nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.