Në varrezat e qytetit të Prishtinës po i jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit, i cili mbeti i vrarë pasditen e djeshme.

Në varrim morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe familjarët e të ndjerit, megjithëse në gjendje të rënduar emocionale. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshortja e tij, Besa Gashi.