Është varrosur Ali Tigani 51-vjeçari nga fshati Kosuriq i Pejës, i cili vdiq mbrëmë pasi u godit nga rrufeja.

I ndjeri mbrëmë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

Një familjar i tij tha se i ndjeri ishte me bagëti në fushë afër shtëpisë së tij në momentin kur u godit nga rrufeja.

A.T u varros pasditen e kësaj së premte në varrezat e fshatit Kosuriq.