Është varrosur në Shtime familja katër anëtarëshe që vdiqën në aksidentin e së dielës, në Koshare të Ferizajt.

Familja Ramadani i fali gjaqet familjes Musliu.

Pamja për viktimat do të jetë e hapur për 3 ditë në dy familjet, në Shtime e Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Sali Ramadani, si familjar tha se është shumë e rëndë të përjetohet shuarja e 4 anëtarëve, ndërkaq që edhe njëra e aksidentuar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditë zie si në gjithë Shtimen kishte edhe në shkollën ku mësoi 10 vjeçari.

Nxënësit vendosen fotografi e lule mbi bankën e tij për ta kujtuar, teksa nuk mundën të mbajnë mësim nga mërzia.

Ndërkaq kryetari i komunës, Naim Ismajli, bëri thirrje që të kenë më shumë kujdes vozitësit.