Van Gaal: I kënaqur me Januzajn

Trajneri i skuadrës së Manchester United, Louis van Gaal është shprehur shumë i kënaqur me performacën e Adnan Januzajt në fitoren e Djajve të Kuq kundër ekipit të Sunderland me rezultat 2-0.

Ekipi i Djajve të Kuq arriti që të shënojë fitore në këtë ndeshje të rëndësishme, teksa Adnan Januzaj që nga inkuadrimi në lojë ishte i mrekullueshëm.

“Isha shumë i kënaqur atë çfarë shfaqi Adnan Januzaj. Ne luajtëm më mirë që nga momenti kur Januzaj hyri në lojë, ndërsa Di Maria ka nevojë për kohë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe ishim më të qetë. Kemi mundur të shënojmë më shumë gola”, ishin fjalët e Van Gaal: