Ansu Fati ka vazhduar me paraqitjet e tij të mrekullueshme me fanellën e Barcelonës.

Talenti i jashtëzakonshëm ka arritur të shënoj edhe golin e dytë me ekipin e parë, derisa ka dhënë edhe një asistim.

Barcelona mposhti Valencian me rezultat 5-2, në një ndeshje ku e gjithë vëmendja ishte te sulmuesi 16-vjeçar.

E për paraqitjen e tij në këtë sfidë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

“Ai është një lojtar që ka diçka speciale, për moshën e tij duket se është më i pjekur. Ajo që shihet në stërvitje është e njëjta me atë që shihet tani në fushë. Në ndeshjen ndaj Valencias paraqitja e tij ishte e ekzagjeruar, pasi shënoi, asistoi, luajti mirë. Nuk e prisja një paraqitje të tillë”, deklaroi Valverde.

Tutje tekniku spanjoll tha se Fati duhet të kontrollojë më shumë lojën e tij në mes të yjeve që ka afër.

“Tani gjithçka varet nga personaliteti i tij. Ai po formohet si lojtar dhe duhet të asimilojë procesin. Duhet edhe të kontrollojë lojën e tij se është mes yjesh përveçse është në ekipin e parë”, deklaroi trajneri i Barcelonës./Telegrafi