Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka thënë se PDK’ja ende varet nga dy shefa që aktualisht janë në Hagë, duke aluduar për ish-kryetarët e partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

E sipas tij, PDK’ja ka edhe një problem tjetër, sic Syla e quan “pro-amerikanizmi dhe pro-gjermanizmi” brenda partisë.

“Ata shefat që janë në Hagë, hale veten në Kosovë. Ende kanë influencë se si këtu do të rrjedhin gjërat. Ne jemi të vetëdijshëm që PDK’ja duhet të evoluojë dhe të dalë në kërkesat e votuesve të PDK’së. Por, në esencë janë dy persona, apo dy shefa të vjetër që mbajnë një dozë të influencës”, është shprehur Syla.

“I dyti faktor është pozicioni i PDK’së. PDK’së i ka humbur topi. Dikur PDK’ja ishte shumë pro-amerikane, sot ajo është shumë pro-gjermane. Personat në zë që janë aty brenda më shumë kanë lidhje me evropianët, përdëllim nga Thaçi që kishte me amerikanët”, ka thënë Syla.

“Hashim Thaçi shpeshherë i ka mshel detyrat e matematikës. Mos me ia kallëzuar partisë disa gjëra, sikur te rasti me korrigjimin apo punë të tjera…” , shtoi Syla.