Qeveria e Kosovës njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 1.2 milionë vaksinave kundër coronavirusit.

E këtë blerje të vaksinave gazetari Valon Syla, e cilëson si blerje para zgjedhjeve lokale.

Ai ka shkruar në Facebook, se Qeveria Kurti i ka blerë këto vaksina pak para zgjedhjeve lokale, kur pritet edhe të filloj vaksinimi masiv.

Syla shtoi se ato nuk janë blerë kur duhej dhe kur kishin nevojë qytetarët.

“Qeveria Kurti i ka ble vakcinat për zgjedhje lokale, sepse atëherë e ka planin të filloj vakcinimin masiv. Jo tash kur kanë nevojë kosovarët. Kaq’’, shkroi Syla.