Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një mashkull shqiptar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy fëmijëve të tij.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet se ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës.