Disa ushtarë të Armatës së Zvicrës janë xhiruar duke bërë stërvitjet e tyre ushtarake. Ndërkaq e veçanta e kësaj videoje është se derisa ushtrojnë, ata brohorasin fjalë shqipe.

“Çohu, Shqipni”, e “Na jemi shqiptarë”, janë brohoritjet të cilët ata i thonë gjatë kohës sa janë duke ushtruar.

Videoja e këtyre ushtarëve është shpërndarë nga shumë faqe në Facebook.

Pas shpërndarjes, komentet pozitive të shqiptarëve kudo nëpër botë kanë qenë të shumta.

Ata kanë shkruar se ndjehen krenarë me djemtë shqiptarë, pasi ata nuk po e harrojnë Kosovën e Shqipërinë edhe pse i shërbejnë një shteti tjetër.