Nëse ka kohë që s’e keni dëgjuar Bob Marleyn dhe hitin e tij “Buffalo Soldiers”, atëherë ju ftojmë ta dëgjoni e ta ndërlidhni me këtë tregim.

Në ishullin brazilian Marajo, ushtarët patrullojnë nëpër rrugë të hipur mbi buaj gjigantë, për kënaqësinë e turistëve dhe fansave të Bob Marleyt.

Fotografia e këtyre dy ushtarëve të hipur mbi kafshët gjigante është shkrepur nga fotografi Fernando Camara gjatë një vizite të tij të fundit në këtë ishull.

Për policinë ushtarake të Marajos është punë tradite patrullimi mbi këtë kafshë, ka thënë Camara për “Caters News”, transmeton “NYPost”.

Marajo, një ishull me madhësi sa Zvicra që gjendet në pjesën veriore të bregdetit brazilian, ka rreth 450,000 buaj shtëpiakë dhe të egër – dhe llogaritet se ka më shumë kafshë se njerëz. Kur nuk bartin ushtarë, kafshët gjigante tërheqin mjetet bujqësore dhe japin qumësht, mish dhe gëzof.

“Është bërë njëfarë atraksioni turistik”, ka thënë Camara, transmeton Koha.net. “Por gjithçka ka nisur me synimin e forcimit të sigurisë dhe ruajtjes së kulturës së popullatës lokale”.