Nga humnera e nxorën me kujdes.

E më pas pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës ia dhanë ndihmën e parë.

Këta të fundit derisa po udhëtonin në relacionin Deçan-Gjakovë, u ndalën në fshatin Planqor të Gjakovës ku mëngjesin e së martës u vetëaksidentua Besnik Kuqi i cili shpëtoi pas ndihmës që ju dha, njofton Klan Kosova.

Nga pjesëtarët e forcave të sigurisë thonë se intervenimet e tilla janë të shpeshta.