Ushqimet më të pasura me biotin

Ushqimet më të pasura me biotin

Biotini ndihmon për rregullimin e metabolizmit, funkcionimin normal të trurit, për rritjen e flokëve dhe për mirëmbajtjen e lëkurës.
Disa nga ushqimet më të pasura më biotin janë:
Ushqimet e detit
Ushqimet e ndryshme të detit si tuna, salmoni dhe sardelet janë burim i shkëlqyeshëm i biotinës.
Mishi
Mish i kuq, salmoni, shojzat, mëlçia, gjeldeti, dhe mishi i lopës përmbajnë biotin dhe mund të ndihmojnë për shmangien e pamjaftueshmërisë së tij.
Vezët
E verdha e vezës, gjendet lehtësisht nëpër të gjitha shtëpitë dhe pëlqehet nga shumica. Ndihmon poashtu në mirëmbajtjen e shëndetshme të flokëve dhe thonjve.
Produktet e qumështit
Produktet si qumështi, gjiza, djathërat e ndryshëm janë burim i biotinit. Qumështi i lopës si dhe i dhisë përmban biotin.
Soja
Soja përmban sasi të konsiderueshme të biotinit, kurse qumështi i saj nuk përmban këtë përbërës.
Perimet
Perimet si sallata zvicerane (sëiss chard), sallata e gjelbër, trangujt, lakra, spinaqi, gjenden lehtësisht në treg dhe përmbajnë biotin.
Pemët
Pemët që përmbajnë biotin janë bananet, avokado, luleshtrydhet, mjedrat, etj. Avokado është më e pasura dhe ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.
Arrat
Kikirikët, bajamet, lajthitë, arrat përmbajnë biotin. Këto gjithashtu përmbajnë sasi të
konsiderueshme të omega-3 acide të yndyrshme të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të lëkurës, thonjve dhe flokëve.
Manaferrat
Manaferrat, dredhëzat, boronica, lëngu i kokosit përmbajnë biotin dhe rrisin nivelin e energjisë.
Këto përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C dhe janë antioksidantë të fuqishëm.
Pijet
Pijet si çaji i zi, kafja, birra, vera kanë një sasi të vogël të biotinit. Ndonëse mund të përmbushin nevojat ditore, duhet të merren në sasi të vogla për shkak të përmbajtjes së kafeinës.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë një ndër burimet më të pasura të biotinës. Ato poashtu përmbajnë hekur, kalium, kalcium, magnez, vitaminë E, dhe vitaminë B.
Këshilla të rëndësishme:
Në raste të mungesës së biotinit, preferohen suplemente që përmbajnë dozën, psh., 3000 mcg. Pra, nëse nuk hani ushqim para përdorimit, gjasat janë që nuk do të keni rezultate të kënaqshme sepse trupi juaj nuk do të ketë çfarë të tretë./ Këshilla.net