Manchester Unitedi mund të përdorë mesfushorin Paul Pogba si pjesë e një marrëveshje për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs De Ligt.

Qendërmbrojtësi holandez ka luftuar për formën më të mirë në Torino që kur arriti nga Ajaxi verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 75 milionë euro.

United, së bashku me Barcelonës, ishin klubet që u përpoqën të nënshkruanin me De Ligt para se të vendosi të bashkohej me Zonjën e Vjetër.


Sipas mediumit anglez London Evening Standard, Unitedi ka vëzhguar përparimin e 20-vjeçarit holandez gjatë gjithë sezonit.

Ole Gunnar Solskjaer e shikon De Ligt si partnerin ideal afatgjatë për Harry Maguire dhe do të dëshironte ta sillte atë në Old Trafford këtë verë, pavarësisht se dëshiron të përqendrohet në përmirësimin e fazës së sulmit.

Çdo marrëveshje për De Ligt thuhet se mund të bëhet më e lehtë nga interesi i Juventusit për francezin Paul Pogba.

Fituesi i Kupës së Botës raportohet se është në kërkim të një largimi nga Unitedi, me Real Madridin gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij.