Unitedi kalon në rrethin e pestë të FA Cup

Unitedi kalon në rrethin e pestë të FA Cup

Manchester Unitedi u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur skuadrën e vogël angleze Derby County në kuadër të FA Cup me rezultat 3 me 1.

“Djajtë e kuq” që po kalojnë nëpër një formë të dobët në Premier Ligë shënuan rezultatin më të lartë në pesë ndeshjet e fundit.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Wayne Rooney në minutën e 16 kur realizoi një gol të bukur nga distanca.

Derby u rikthye në lojë me golin e Thorne që realizoi në minutën e 37-të.

Holandezi Daley Blind në minutën e 65-të realizoi për epërsinë e Unitedit, derisa serinë e golave e mbylli Juan Mata, i cili në minutën e 83-të realizoi pas asistimit të Anthony Martial.