Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për sulmuesin Kylian Mbappe.

Madje sipas mediave franceze, të dyja klubet janë të gatshme të paguajnë 111 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e francezit. Ylli francez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germain dhe pritet të largohet në vitin 2021.

Favorit për të nënshkruar me 21-vjeçarin është ekipi nga La Liga, Real Madridi. Mbappe thuhet se e dëshiron kalimin në Madrid për t’u bashkuar me bashkëkombësin e tij, Zinedine Zidanen, që është trajner te “Mbretërit”.