Manchester United ka filluar të gjejë formën e duhur në Angli.

Pas një starti jo të mirë, Djajtë e Kuq kanë marrë një fitore të vlefshme te Watfordi 1-2.

Por trajneri portugez Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe më shumë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Daily Mail shkruan se Special One ka objektiv kryesor gjernanin Mesut Ozil.

29-vjeçari nuk po kalon mirë me trajnerin e Arsenalit, Unay Emery dhe besohet se do të largohet nga Topçinjtë.

United po mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë tek Gunners për ta transferuar Ozilin.

Ozil ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2021 dhe fiton 15,5 milionë funte pagë vjetore.

Për ta transferuar ish-reprezentuesin gjerman, United do të duhej t’i ofronte pagë më të lartë si dhe një shumë rreth 90 milionë për Arsenalin.