Thiago Alcantara po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Bayern Munichut.

Mesfushori spanjoll ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu larguar nga Bundesliga.

Pas pesë viteve qëndrim te Bayerni, Thiago ka kërkuar rikthimin në vendlindjen e tij në Spanjë.

Ish-skuadra e tij Barcelona konsiderohet favoriti kryesor për transferimin e tij.

Por së fundmi fuqishëm në garë për spanjollin është futur edhe Manchester United.

Sipas medieve angleze, United ka gati një ofertë të lartë prej 50 milionë eurove për lojtarin.

Gjithsesi për lojtarin primar është rikthimi tek Barcelona, por në rast se klubi katalunas nuk paguan shumën e kërkuar nga Bayerni, atëherë Thiago mund t’i bashkohet Unitedit.

27-vjeçari iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2013 nga Barcelona për 25 milionë euro.

Në 153 ndeshje zyrtare me Bayernin, Thiago ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 27 asistime.

Reprezentuesi spanjoll ka kontratë valide me Bayernin deri në qershor të vitit 2021.