Manchester City dhe Manchester United janë mbretërit e merkatos së transferimeve.

Në pesë vjetët e fundit, dy skuadrat e Premier League kanë shpenzuar plot 1 miliardë e 874 milionë euro për blerje futbollistësh.

Që nga viti 2013, Manchester City ka investuar 1 miliardë e 14 milionë euro ndërsa United 860 milionë euro, shkruan Top Channel.

“Fajin” më të madh në këtë aspekt e kanë pikërisht trajnerët aktualë të këtyre dy skuadrave, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho.

Që nga ardhja e Guardiolës në stol në vitin 2016, skuadra “Citizens” ka shpenzuar 600 milionë euro ndërsa “Djajtë e Kuq” shpenzuan 431,4 milionë euro që nga momenti kur në stol u ul Jose Mourinho