Organizata UNICEF ka dhuruar sot 93 pako higjienike, ku një pako përfshin 50 copë dezinfektues, 2 termometra, 25 domostosë (zbardhues) dhe 50 copë sapun i lagët, njofton Llapi.info.

Pakot higjenike do të shpërndahen për 57 objekte shkollore të Komunës së Podujvës.

Donacionin e kanë pranuar nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu.

Me këtë rast nënkryetarja Lahu ka falënderuar UNICEF-in për donacionin dhe mbështetjen e deritashme për shkollat e komunës së Podujevës.

“Falenderoj UNICEFIN për donacionin dhe kontributin e vazhdueshëm në arsim. Mjetet higjienike kanë rëndësi të veçantë, sepse ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor në këto rrethana të vështira pandemike”, tha nënkryetarja Lahu.

Shpërndarja e pakove do të bëhet sipas numrit të nxënësve.

UNICEF edhe më parë ka ndihmuar shkollat e komunës së Podujevës me mjete të ndryshme, që ndihmojnë në zhvillimin e procesit mesimor./Llapi.info