Oleh Sentsov, një regjisor ukrainas i burgosur në Rusi pasi kishte kundërshtuar pushtimin e Krimesë nga Moska, ka fituar çmimin prestigjioz Sakharov 2018 për Liri të Mendimit, thonë burimet nga Parlamenti Evropian.

Sentsov, i cili ka thënë javën e kaluar se ishte detyruar t’i jepte fund grevës së urisë prej 145 ditësh në një burg në veri të Rusisë, ishte zgjedhur si njëri prej tre finalistëve në një votim të mbyllur më 9 tetor nga anëtarët e komiteteve të zhvillimit dhe të punëve të jashtme të Paralamentit Evropian, shkruajnë RFEL.

Sentsov, një vendas nga Krimea, po vuan një dënim me burg prej 20 vjetësh pasi është dënuar për terrorizëm në një gjykim të cilin grupet për të drejtat e njeriut, dhe qeveritë perëndimore e kanë vlerësuar si të motivuar politikisht.

Këtë çmim prestigjioz më parë e kishin fituar edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi më 1991, si dhe presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova shtatë vjet më vonë.