Ujit i shumtë që është krijuar nga të reshurat e fundit në vendin tonë, ka vërshuar edhe një lagje të qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info.

Lagjja e “Ashkalive” e cila gjendet përgjatë rrugës “Vëllezërit Frashri” është vërshuar nga uji i cili ka depërtuar deri tek shtëpitë e banorëve të kësaj lagjeje.

Kujtojmë se gjatë ditës reshjet e shiut dhe shkrirja e borës ka dëmtuar edhe disa toka të shuma e shtëpi edhe në fshatin Letanc./Llapi.info