Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka rinovuar kontratën e tij me Al Sadd, duke kërkuar të përjashtojë rikthimin e tij në Camp Nou këtë vit.

Ish-mesfushori qendror u lidh me stolin e klubit nga Camp Nou edhe në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverde, ndërsa së fundmi u tha që ka arritur marrëveshje me drejtuesit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, pasi Xavi ka rinovuar tashmë kontratën e tij me klubin nga Katari.


Është vet klubi nga Katari që ka konfirmuar rinovimin me Xavin sot (e diel) me anë të rrjeteve sociale.

“Al-Sadd rinovon kontratën e Xavit për të vazhduar si menaxher për sezonin 2020-21”, thuhet në njoftimin e klubit nga Katari.

Ndryshe, Xavi bëri 767 paraqitje me skuadrën e parë për gjigantët katalunas në mes të viteve 1998 dhe 2015, ndërsa ka zhvilluar edhe 133 paraqitje për Kombëtaren Spanjolle.

Ai fitoi tetë tituj të La Ligës së bashku me tre trofe të Copa del Rey dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka gjithsej 25 tituj me klubin katalunas.