Gjatë ditës u raportua nga disa media në Kosovë dhe rajon se si pasojë e vërshimeve në Gjermani kanë vdekur një çift bashkëshortor nga Kosova.

Sipas raportimeve, trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.

Nga këto raportime thuhet se ata janë me prejardhje nga Komuna e Pejës.

Mirëpo, Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetit gjermane për këtë rast.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se do të njoftojënë lidhur me rastin në bazë të të dhënave zyrtare.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkatdhetarëve. MPJD do të ju njoftojë lidhur me situatën bazuar në të dhënat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KlanKosova.

Mbi 150 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që janë përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti.

Përveç Gjermanisë, me këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra