Dy këmbësor janë goditur nga vetura duke marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Veternik në dalje të Prishtinës.

Të lënduarit mes vete janë nënë dhe bir, të cilët janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lidhur me gjendjen e tyre detaje për Klan Kosova ka dhënë mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.

Ai tha se djali është liruar nga trajtimi ndërkaq nëna është në gjendje të rëndë.

“Djali është liruar nga trajtimi mjekësor. Nuk ka pasur lëndime të rënda dhe gjendja e tij ka qenë stabile. Ai është marrë nga policia dhe është dërguar në strehimore. Ndërkaq gruaja po e vazhdon trajtimin dhe është në gjendje të rëndë”.