U fshihen borxhet kroatëve

Qeveria kroate, nga sot ka vendosur që të fshijë të gjitha borxhet publike të qytetarëve të varfër të saj. Fshirja e borxhevë përfshinë: energjinë, ujin, borllogun, tatimet e shtëpisë, etj.
E quajtur si “Fillim i Ri”, Qeveria dëshiron që të ndihmojë mbi 317 mijë kroatë të cilëve llogaritë bankare u janë bllokuar si pasojë e borxheve të tyre, transmeton Zëri.info.
Zëvëndës kryeminsitrja e këtij vendi, Milanka Opacic, ka thënë se atyre do tu jepet një rast i ri për një fillim të ri pa borxhe.
Ky projekt pritet t’i kushtojë qeverisë kroate mbi 300 milion dollarë dhe do të fitojnë ata që borxhi i tyre nuk është më i lartë se 5 mijë euro dhe pagat e të cilëve janë më të vogla se 140 euro. Ata që kanë llogari bankare me para nuk do të mund të përfitojnë nga kjo ndihmë e qeverise kroate.