U bëftë si thotë Selakoviqi!

U bëftë si thotë Selakoviqi!

nga Albinot Maloku

Takimi dhe mbledhja e sotme e dy Qeverive, asaj të Kosovës e Shqipërisë në Tiranë, së pari e prodhojë një fotografi të bukur, e të cilën me kënaqësi e me një pëlqim mbi të ua kalojë shqiptarëve në facebook, kryeministri Edi Rama i Shqipërisë. Ta prezantoj në facebook të tij, u mundua me të vetën edhe kryeministri Isa Mustafa i Kosovës. Që të dy krerët e Qeverive të të dyja vendeve i thanë edhe disa muhabete para medieve, por nuk është se dukeshin të entuziazmuar. U nënshkruan disa marrëveshje, memorandume e protokolle. Ligjërisht të gjitha dallohen mes veti, qoftë si përmbajtje e qoftë si definicione termësh. U bënë të gjitha këto për tua lehtësuar jetën qytetarëve të të dyja vendeve.

Vazhdojë të mendoj se nevojat jetësore të qytetarëve të vendeve tona, e që mund të jenë bashkëpunimi ekonomik, kulturor, shkencor, i sigurisë dhe bashkëpunimi ndërkufitar do të duhej të ishin veç tema të konsumuara si në Prishtinë e si në Tiranë. Vazhdojë të mendojë se mirë u bë që u takuan e i nënshkruan ato për të cilat u akorduan t’i nënshkruajnë. Ato që u nënshkruan janë periferia, – e përsërisë, e asaj që do të duhej të ishin të tejkaluara, – e motos përcjellëse e që ishte: “Një tokë, një popull, një ëndërr”. Nga qejfi që kam, edhe këtë periferi dua ta marr si hap drejt qendërzimit të politikës shqiptare e mbarëkombëtare në Tiranë.

Problemet dhe nevojat e shqiptarëve në rajon janë bërë të mëdha. Në Luginë të Preshevës shteti i Serbisë ndër tjera ka shpik “pasivizimin” e vendbanimeve të shqiptarëve, përmes procesit të privatizimit po ua mbyll mediet lokale në gjuhen shqipe. Metoda këto të reja, por me karakter të njëjtë. Në Mal të Zi përveç që nuk u ka lanë vend në Qeveri e institucione shtetërore shqiptarëve, edhe në arsim ua kanë shti spirat. Në vizitën e tije, bash kur u mbajt takimi mes Qeverisë së Kosovës e të Shqipërisë në Tiranë, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjeti kohë me i vizituar shqiptaret në Mal të Zi. Ata i thanë: z. President, Malësia do komunë! Këtë kërkesë kurrë nuk ua ka realizuar Podgorica zyrtare. Shqiptarët në IRJ të Maqedonisë, në mungesë të këshillave me hapa konkret e të prerë nga Tirana si qendër kryesore politike shqiptare, janë bërë qesharak e të ndarë si mos më keq. Krejt kjo duhet të jetë arsye e mjaftueshme që kursi politik i Kosovës, e posaçërisht i Shqipërisë, në raport me konstelacionet strategjike politike në Ballkan, të ndërrojë.
Shteti i Shqipërisë dhe Qeveria e saj, në kushtet dhe mundësit në të cilat ndodhet sot, do të duhej të kishte plane që politiken rajonale t’a qendërzonte në Tiranë. Ky qendërzim t’u përket shqiptarëve si fillim e më pastaj të tjerëve në rajon.

Takimi u bë, Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë u mblodh në Tiranë rreth një tryeze rrotë e me flamur kombëtar në mes, por nuk di nëse u bë ose po bëhet ajo çka me pompozitet e tha ministri i drejtësisë i Qeverisë së Serbisë, Nikolla Selakoviq. Do të doja e lutem të ndodh e thëna e Selakoviqit, pra të bëhet Shqipëria. Veç kam frik se asgjë nuk po bëhet nga këto mbledhje e foto të ditës, që dorën në zemër si foto janë bukur të bëra.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.llapi.info