Pak ditë parë, kryeministri Rama u shpreh se ka folur me Erdoganin për të marrë pajisje mjekësore nga Turqia.

Nuk ka zgjatur shumë dhe në mesnatë, Rama ka bërë të ditur se avioni i “Air Albania”, “Lasgushi”, ishte duke u ngarkuar me këto pajisje në Turqi.

“Lasgushi duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto.