Turqi, se paku tetë te vdekur nga stuhia

Së paku tetë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë u shpëtuan nga erërat e forta dhe përmbytjet e shkaktuara nga një stuhi e madhe që ka goditur Turqinë që nga e diela.

Stuhia e njohur lokalisht si një Lodos, goditi Marmaran, Egjeun, Detin e Zi dhe Detin Mesdhe, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Në krahinën veriperëndimore të Edirnes afër kufirit me Greqinë, përmbytjet e lumenjve Meriç dhe Tunca shkatërruan lagjet Karaagac.

Automjetet ushtarake dhe helikopterë u dërguan për të shpëtuar banorët.

Katër njerëz në krahina të ndryshme janë vrarë nga kolapsi i ndërtesave, ndërsa një shofer taksie vdiq kur erërat e forta shembën taksin e tij.

Në provincën juglindore të Gaziantep, tre fëmijë të rinj nga e njëjta familje vdiqën nga helmimi me monoksid karboni, pasi erërat e forta shembën oxhakun.

Ndërsa kompania ajrore Turkish Airlines tha se kishte anuluar më shumë se 100 fluturime gjatë fundjavës për shkak të motit të ligë.