Federata e Futbollit të Kosovës në nder të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, ka organizuar turne.

Ky turne organizohet pikërisht në ditëlindjen e tij dhe për ta kujtuar kontributin e tij për ndërkombëtarizimin e futbollit.

Fillon nga ora 18:00 në stadiumin e kryeqytetit që mban emrin e tij “Fadil Vokrri”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Pjesëmarrës do të jenë ekipe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Fadil Vokrri dha kontribut të madh në pranimin e Kosovës në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor 2018.

Më 23 korrik nga ? 18:00 në ? "Fadil Vokrri" mbahet turneu përkujtimor për Legjendën.I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR TY!#fadilvokrri9 #legendsneverdie #ffkkosova

Gepostet von Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova am Samstag, 20. Juli 2019