Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur “simbol nderi” numrin e madh të të infektuarve me koronavirus në SHBA, përcjell “Politico” të mërkurën.

Ai ka thënë se numri i madh i të infektuarve është për shkak të testimeve të suksesshme dhe numrit të madh të tyre.

SHBA-ja ka 1.5 milionë raste pozitive dhe gati 92 mijë vdekje. Në vendin e dytë është Rusia me 300 mijë të infektuar.

SHBA-ja ka kryer më shumë se cilido shtet tjetër teste, gati 13 milionë teste.