Trump nënshkruan urdhëresën për Kujdesin Shëndetësor

WASHINGTON, DC - JULY 27: U.S. President Donald Trump attends an event in the East Room of the White House recognizing the first responders to the June 14 shooting involving Congressman Steve Scalise July 27, 2017 in Washington, DC. Scalise was among four people shot by James Hodgkinson during a congressional baseball team practice. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Presidenti Donald Trump, i frustruar nga dështimi i Kongresit për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ObamaCare, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ditën e enjte, në mënyrë që të lehtësoj për qytetarët blerjen më të lirë të sigurimeve shëndetësore.

Ekipi i Trump ka thënë që përmes këtij urdhri u mundësohet bizneseve të vogla dhe individëve të formojnë shoqata të ndryshme me qëllim të sponzorimit të mbulimin e shpenzimeve, që mund të tregëtohen përmes linjave shtetërore.

Ky urdhër “jep direktiva për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Departamentin e Punës dhe Thesarin që të ndërmarrin veprime në mënyrë që të rrisin konkurrencën, zgjedhjen, si dhe të rrisin qasjen në opsionet shëndetësore që kane çmim të ulet dhe kualitet të lartë, dhe kështu njerëzit do të kenë kujdes shëndetësorë shumë të mirë” ka deklaruar Trump.

Tutje ai ka thënë që do t’i bëj presion Kongresit për shfuqizimin dhe zëvendësimin e Nenit për Kujdesin e Përballueshëm, shkruan New York Post, transmeton Klan Kosova.