Gjatë javës  që po lëmë pas, vendi ynë është përballur me temperatura të ulëta, reshje bore e shiu, të cilat edhe kanë vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve në qytetin e  Podujevës, njofton Llapi.info.

Reshjet e shiut, menjëherë pas borës dhe mos pastrimi si duhet i trotuareve në këtë qytet ka bërë që ato të shndërrohen në akull i cili të ngjason me një pistë patinazhi e të rrezikshme për tu frekuentuar.

Ura kryesore në parkun e qytetit dhe trotuari i cili përshkon lumin Llap, siç mund të shihen edhe në fotografi, janë vështirë të qarkullueshme pasi shtresa e borës e krijuar në akull po paraqet problem e vështirësi tek banorët e Podujevës./Llapi.info