Ekipi nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi, ka triumfuar mbrëmë në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, duke mposhtu me penalti ekipin nga Klina, Dukagjinin, shkruan Llapi.info.

Llapi e ka fituar Kupën pas ekzekutimit të penalltive 4:3, derisa koha e rregullt dhe ajo dy herë nga 15 minuta përfundoi baras.

Me triumfin në Kupë, ekipi nga Podujeva ka siguruar edhe daljen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

Me këtë rast, qytetarë të shumtë kanë festuar për këtë trofe rrugëve të kësaj Komune deri në orët e para të mëngjesit. Festa është përmbyllur përpara shtatoreve të heronjve llapjanë në Bulevardin e Qytetit, për të cilin Batatina vazhdimisht ishte shprehur se trofetë e mundshme të fituara do t’i festohet pikërisht në këtë vend.

Për Llapin është hera e parë që fiton Kupën e Kosovës, e cila u ngrit lartë nga lojtarët dhe stafi i klubit nga “Zahir Pajaziti”./Llapi.info

May be an image of 3 people, people standing and monument
May be an image of 18 people, people standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and monument